Kryetari i degës së PDK-së në Suharekë, ka folur rreth kandidaturës së Enver Hoxhaj për keyeministër nga radhët e PDK-së.

Vataj thekson se dega e PDK-së në Suharekë do ta përkrahë fuquaishëm z.Enver Hoxhaj.

“Është një nderë i veçantë për Degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Therandë, për të gjthë anëtarët dhe simpatizantët e saj, kandidimi i profesorit universitar z. Enver Hoxhaj për Kryeministër të Republikës së Kosovës. 

Si personalitet me përvojë akademike dhe politike, pjesëmarrës në të gjitha proceset më të rëndësishme për Kosovën në periudhën e pasluftës, padyshim e bën kandidatin më të kompletuar dhe më adekuat për situatën në të cilën gjindet tash Kosova. Besojmë shumë që me ekipin profesional që do të ketë rreth vehtes, nga njerëz të ndershëm, të dijshëm dhe të guximshëm, do të ketë prioritet gjithmonë qytetarët dhe shtetin, të marrë vendime të drejta dhe në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe të forcimit dhe avancimit të shtetit të Kosovës në arenën mdërkombëtare.

Mbrapa fuqishëm në mbështetjen tuaj do të jenë të gjitha strukturat e Degës në Therandë, anëtarët dhe simpatizantët e saj, poashtu edhe gjithë qytetarët pa dallime partiake, që vlerësojnë kontributin tuaj për kohën sa keni qenë Ministër, Deputet dhe Zëvendës Kryeministër.

Urime Profesor Hoxhaj kandidatura për Kryeministër! Fitore PDK me juve Kryeministër!”

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT