Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka qenë një anashkalim në rastin e Agon Musliut nga ana e Ministrisë së Jashtme.

“Në rastin e Agon Musliut, 26-vjecarit që bëri vetëvrasje në konvikt, bëhet fjalë për një anashkalim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, është shprehur Kurti.

Tutje, Kurti tha se nuk komentoi këtë çështje për shkak se prindi i Agonit e sulmoi Kurtin.

“Unë u sulmova nga prindi i të ndjerit, dhe prandaj nuk preferova të flas për këtë gjë”, ka thënë Kurti, në emisionin DPT në T7.

E për këtë gjë, Kurti tha se do t’ia lë drejtësisë të merret me këtë punë.

“Le të veprojnë organet e hetuesisë dhe drejtësia”.

“Prokuroria të bëjë hetimet e nevojshme që kjo vdekje të sqarohet plotësisht. Sa i përket Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ne nuk kemi bërë asnjë shkelje nga ana jonë”, shtoi Kurti.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT