LATIFI DREJTUAR OSMANIT: NUK DALLON NGA “POLITIKANËT E VJETËR”

Ligjëruesi i Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, Blerim Latifi, deklaroi se “politikanët e rinj” janë njësoj si ata “të vjetërit”.

Këtë konstatim, Latifi e nxori pasi Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, priti në një takim gjashtë asamblistë të Lidhjes Demokratike të Kosovës të cilët aderuan në lsitën e Osmanit.

“Shndërrimi i zyrës më të lartë të shtetit në zyrë partiake, na tregon se të ashtuquajturit “politikanë të rinj” do të jenë njësoj si “të vjetërit”, mbase edhe më të paskrupullt”, ka shkruar Latifi.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Vjosa Osmani është ushtruese e detyrës së postit të presidentit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë, pasi u konfirmuan aktakuzat e Gjykatës Speciale për “krime lufte” kundër tij. /Insajderi.com