Mirlind Daku ka qenë një ‘vrasës’ me pagesë pranë portës së kundërshtarëve këtë vit, teksa falë golave të realizuar e ka fituar edhe çmimin e golashënuesit më të mirë në Kosovë për vitin 2020, raporton Gazetasheshi.com.

Falë numrit të lartë të golave të realizuar këtë vit, ai është futur në mesin e top dhjetë goleadorëve më të mirë të kontinentit të vjetër.

Sulmuesi gjilanas, i cili luan te Ballkani ka realizuar 25 gola në 23 ndeshje mbanë vendin e nëntë në këtë renditje speciale që ka publikuar faqja e njohur Kickoff.com.

Edhe Immobile, Ronaldo dhe Lewandowski janë poashtu pjesë e 10 më të mirëve, me portugezin madje që mbanë pozitën e parë.

Lista e plotë:

10. Ahmal Pellegrino, 25 gola (Kristansund, Norvegji)

9. Mirlind Daku, 25 gola (Ballkani, Kosovë)

8. Rauno Sappien, 26 gola (Floria Tallin, Estoni)

7. Ramiro Rocca, 26 gola (Municipal, Guatamala)

6. Ciro Immobile, 27 gola (Lazio, Itali)

5. Kasper Junker, 27 gola (Bodo-Glimt, Norvegji)

4. Michael Olunga, 28 gola (Kashiwa, Japoni)

3. Marcel Hernandez, 30 gola (Cartagines, Costa Rica)

2. Robert Lewandowski, 32 gola (Bayern, Gjermani)

1. Cristiano Ronaldo, 33 gola (Juventus, Itali).Gazeta Sheshi

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT