Kthesë e papritur te Ballkani. Bledi Shkëmbi pritet të jetë timonieri i ri i skuadrës nga Suhareka, që pritet të pasojë Ismet Munishin e shkarkuar.

Mësohet se trajneri korçar është takuar sot me presidentin e klubit të Ballkanit, në hotel Sheraton në Prishtinë, ku kanë arritur dhe akordin paraprak. Në ditët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi, bën të ditur mediumi shqiptar “Panorama Sport”.

Ndërkohë, kujtojmë që drejtuesit e klubit kosovar, ishim shumë pranë marrëveshjes me Orges Shehin, por bisedimet kanë marrë një kthesë të papritur.

Shkëmbi pritet të rikthehet në Kosovës, pas eksperiencës që ka pasur në të kaluarën me Lirin e Prizrenit. Ish-kapiteni legjendar i Skënderbeut, veç Lirisë, drejtoi edhe Teutën në Kategorinë Superiore, teksa kjo do të jetë eksperienca e tretë e tij në rang klubesh.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT