
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dje ka bërë të ditur se një asambliste e LDK-së në Ferizaj iu është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Gazeta Express.
Pas këtij lajmi ka reaguar zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Florian Dushi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Dushi ka thënë se LVV-ja e cilëson LDK-në si të dëmshme për vendin.
Në të njejtën kohë sipas tij, ky subjekt krenohet për kalimin e kuadrove të reja nga LDK-ja në Vetëvendosje.
“Mashtrimi i madh! Ndërkohë që me të gjitha mjetet, madje mbështetur edhe nga jashtë, luftojnë LDK-në e figurat e LDK-së si të “dëmshëm” për vendin, të njëjtit, çdo ditë i shohim tek krekosen e krenohen për kalimin e kuadrove të LDK-së në partinë e tyre”, ka thënë ai.Express
