
Një mbledhje virtuale ka mbajtur sot ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Shqipërisë, Gent Cakaj, me kongresmenin, Eliot Engel, ku ky i fundit ka siguruar Cakajn se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë.
Kështu bëri të ditur Cakaj përmes një postimi në Facebook.
“Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve! Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen”, shkruan tutje Cakaj.
