Posta e Kosovës ka njoftuar se që nga dita e nesërme do të fillojë shpërndarja e asistencës sociale.

Pas transferimit të mjeteve financiare nga ana e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale gjatë ditës së sotme, Posta e Kosovës njofton se asistenca e rregullt sociale do të shpërndahet duke filluar nga nesër, e mërkurë, 30 dhjetor.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë përfituesit e kësaj asistence që të mbajnë maskën dhe distancën fizike brenda dhe jashtë zyrave postare”, thuhet në njoftimin e Postës së Kosovës.

Po ashtu, Posta e Kosovës ka bërë të ditur se, aktualisht janë duke u shpërndarë asistencat në kuadër të masës 15 të Qeverisë së Kosovës, në vlerë prej 130 euro për të gjithë ata qytetarë që janë të njoftuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT