
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rogova”.
Disa persona janë lënduar me ç’rast kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Ambulaca e cila shihet duke i dhënë ndihmën personave të lënduar.
Nga fotot e publikuara shihet se si një veturë është bërë “llom”.


Gazeta Online “Reporteri.net” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.

