KB Ylli me super transfer

Klubi Basketbollistik “Ylli” e ka nisur mbarë vitin 2021, teksa është përforcuar me basketbollistin amerikan Mitchell Wilbekin, shkruan Gazetasheshi.com

Mitchell Wilbekin është vëllau i vogël i yllit të basketbollistit në top formë në vitet e fundit në Evropë, Scottie Wilbekin.

Scottie që pesë vjet luan rregullisht basketbollist në Evropë, teksa paraqitet tek skuadra izraelite Maccabi Tel Aviv, e cila luan rregullisht në Euroligë dhe Scottie është lojtari kryesor që nga viti 2018 në Tel Aviv.

Në vitin 2018, Scottie është natyriluzar nga Turqia, ku ftohet dhe luan rregullisht.

Basketbollisti i therandasëve, përpos yllin e Euroligës ka edhe një vëlla më të vogel i cili merret me basketboll, ai quhet Andrew Wilbekin.

/GazetaSheshi/