
Policia e Kosovës njofton se vetëm në tri ditët e para të këtij muaji, për personat që nuk po respektojnë masat parandaluese antiCOVID janë shqiptuar mbi 908 gjoba dhe janë dhënë disa vërejtje e këshillime për respektimin e tyre.
“E kuptojmë që është e domosdoshme lidhja njerëzore me njëri tjetrin, por tani për tani duhet të respektojmë rekomandimet e kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet e të gjithë neve”, thuhet në njoftimin e policisë.K.K