E plotësuar: Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka konfirmuar për Telegrafin se nga shpërthimi që ka ndodhur sot janë lënduar 31 persona.

Major Qazim Reka ka thënë se bëhet fjalë për shpërthim të një bombole të gazit.

Ai ka shtuar nga 31 të lënduarit shtatë prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për tretman në QKUK. /Telegrafi/

Një shpërthim ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale shihet se shpërthimi të ketë qenë i madh.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq nuk dihet nëse ka të lënduar.

Telegrafi është duke provuar të marrë përgjigje nga ana e policisë për këtë rast. /Telegrafi/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT