Transfermarkt ka bërë rivlerësimin e futbollistëve të Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Olle.

Gati të gjithë futbollistët e Superligës së Kosovës kanë pasur ndryshime në vlerën e tyre.

Ndër skuadrat që ka përfituar më së shumti nga ky rivlerësim është Ballkani.

Suharekasit tashmë janë skuadra me vlerën më të madhe në Kosovë.

Vlera totale e futbollistëve të skuadrës “portokallinjë” është 4,23 milionë euro, apo rreth 500 mijë më shumë se Drita e pozitës së dytë.

Armend Thaqi, Blendi Baftiu dhe Mirlind Daku janë tashmë lojtarët më të shtrenjtë të kësaj skuadre.

Secili prej tyre ka vlerën 350 mijë euro.

Korenica, Gripshi dhe Kuq qëndrojnë menjëher pas tyre me vlerë 325 mijë euro.Olle

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT