44 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi në një restorant në Ferizaj, shkruan Reporteri.

Rreth 15 persona të lënduar nga ky shpërthim janë duke u trajtuar në QKUK, dy prej tyre në gjendje më kritike. Njëri prej të lënduarve që është në gjenjde më të rëndë është pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi.

Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë momentin e shpërthimit

https://video.gjirafa.com/48889658-1026126091216150-969171887209546302-n-mp4

Të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional të Ferizajit.

Për gjendjen e të lënduarve që po trajtohen në QKUK ka folur edhe drejtori I Qendrës Emergjente, Basri Lenjani.

Në një konferencë të mbajtur bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, ai tha se 15 persona kanë kërkuar trajtim në këtë klinikë.

Ai tregoi se 3 persona janë në mjekim intensiv.

“15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës kanë ardhur në klinikë. 3 pacientë janë në kujdesin intensiv. Ndërsa, një 20 vjeqarje e cila ka diegie të fytyrës, kokës, qafës dhe pjesëve tjera, do të dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. 10 pacientë po qëndrojnë ende në klinikë, pasi janë duke u trajtuar”, shtoi ai.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT