Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime në Kosovë gjatë ditëve të ardhshme, shkruan Reporteri.net.
IHMK thekson se reshjet e shiut të cilat pritet të fillojnë sot në orët e pasdites, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit.
Sipas IHMK-së kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë, deri të premten, ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve.
Njoftimi i plotë:
Paralajmërim për vërshime të shpejta*Shteti: Republika e Kosovës
Regjioni: (Rrafshi i Dukagjinit, pjesa veriore e vendit)
Pika më e hershme e parashikuar: E enjte, 7 janar 2021 – 00:00
Data e parashikimit: 2021-01-06. 08 UTC
Njoftimi:
Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit.
Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve.
Nëpër lumenjtë kryesorë do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi të vërshime të shpejta dhe vështërsi nëpër zonat/vendbanimet ku ato kalojnë.
Figurat paraqesin, zonat e shtrirjes kohore dhe hapësinore të situatës meteorologjike dhe të vërshimeve.
Modelet e parashikimit: EFAS_EU, ICON
https://www.facebook.com/ihmk.rks/posts/4972313446143808