Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, tani në rolin e opinionistit, por që shprehet hapur si mbështetës i kësaj partie, Rron Gjinovci, mbrëmë ka treguar mos durimin që ka ndaj Glauk Konfjufces, dhe me këtë rast në ‘mes rreshtash’ ka zbuluar se në VV ekziston një raport jo edhe aq i mirë në mes të Kurtit dhe Konjufcës.

Derisa në Pressing, në T7, po diskutohej se në rast se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia pamundëson garimin në zgjidhje Albin Kuritit, atëherë kush do t’i printe listës së Vetëvendosjes, Gjinovci që haptas mbështetë liderin e VV’së Albin Kurtin, thotë se atëherë ekziston mundësia që bartës i listës të jetë politikani që ai nuk e ka favorit, shkruan Reporteri.

Fjala është për Glauk Konjufcen, marrëdhëniet e të cilit me kreun e VV’së prej kohesh diskutohen e aludohen se janë të krisura.

“Është e ditur që do t’i prijë dikush që unë nuk e kam shumë favorit, që është Glauk Konjufca, se s’ka kush tjetër”, thotë Gjinovci.

“Nëse i prin Glauku, ka mundësi që edhe une e votoj”, i ndërhynë gazetari Berat Buzhala me shaka.

“Po e di. E di. Bashkë i keni ju”, i përgjigjet analisti i afërt me Kurtin ish-deputetit të PDK’së, Berat Buzhala.

https://video.gjirafa.com/rec-2021-01-07-14-48-14-mp4

Por Gjinovci, nuk ndalet me aq.

“Të gjithë votuesit e Vetëvendosjes, mendoni për këtë që tha Berati. Nëse Berati kish me votu Vetëvendosjen pse është Glauku aty, mënoni ju…”, shton Gjinovci, deri ndërpritet nga moderatori i debatit dhe vetë Buzhala i cili bën thirrje që të mos bihet preh e siç i quan ai “lojërave të ulëta të Rron Gjinovcit”.

Më pas të gjithë penalistët qeshin, duke e kaluar situatën me humor, ndërkohë që Gjinovci mbetet pa e sqaruar se çka e bashkon Konjufcen me Buzhalen, i cili mujave të fundit në qëndrimet e tij i është kthyer serish kundërshtisë pa kompromis ndaj Albin Kurtit. Reporteri.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT