Kandidati për kryeministër nga PDK-ja njëherit edhe UD i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxha së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Suharekë Ramë Vataj, sot janë takuar me shoqatën e bizneseve në Suharekë

“Së bashku me kryetarin e degës, profesorin Ramë Vataj, sot në Suharekë takova Shoqatën e Bizneseve e ndërmarrës të tjerë dhe biseduam për sfidat e tyre gjatë pandemisë dhe pakënaqësive për neglizhencën e Qeverive të kaluara ndaj bizneseve. 

Pas 14 shkurtit, unë si Kryeministër i Kosovës, sigurova se derën do ta kenë të hapur të gjithë ndërmarrësit sepse ata janë motori i zhvillimit ekonomik në Kosovë. 

PDK-ja është aleate e biznesit dhe për ne është jetike rimëkëmbja ekonomike e vendit. Do të fuqizojmë prodhimin vendor përmes mbështetjes financiare, në mënyrë që kompanitë të rritin cilësinë e produkteve e kështu do të mund të garojnë në tregjet evropiane me to. Do t’i eliminojmë procedurat byrokratike në zgjerimin e bizneseve apo në krijimin e bizneseve të reja dhe do të ketë mbështetje direkte për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. E punëtorët e sektorit privat i siguroj se do të kenë trajtim të dinjitetshëm, kushte të punës dhe të drejta që mbrohen nga ligji! 

Sektori privat, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë shtyllë e zhvillimit ekonomik dhe këto do të jenë prioritet për ne sepse garantojnë më së miri rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.” – ka shkruar Hoxha në facebook

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT