
Dita e sotme është shumë e veçantë për Shyhrete Behlulin.
Këngëtarja e njohur shqiptare, Shyhrete Behluli me këtë datë feston ditëlindjen, me këtë rast pranoi urime të shumta.
Shyhretja sot ka mbushur plot 59 vjet jetë.
Atë e uruan familjarë, miq, kolegë e fansa, duke ia dëshiruar edhe shumë vite me shëndet e shumë projekte të reja.
Vajza e saj, Ëngjëllusha postoi një fotografi në profilin e saj zyrtar në Instagram teksa e uroi me plot dashuri.
“Urime ditelindjen mami, shpirti yt i bardhe mos u plakt kurre Te dua
”, ka shkruar Ëngjëllusha.