Komisioni Qendror Zgjedhor, ka marrë vendimin për verifikimin e të gjithë votuesve nga diaspora, që aplikojnë për t’u regjistruar si votues në zgjedhjet e 14 shkurtit, në Kosovë.

Në vendimin e KQZ-së, thuhet do të kontaktojë prej telefonit të gjithë mërgimtarët që kanë aplikuar për t’u regjistruar si votues.

Ky vendim u hodh në votim gjatë mbledhjes së sotme që pati KQZ, derisa me të njëjtin u pajtua edhe Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ngriti dorën, pas leximit të kësaj pike, të cilën e lexoi, kryetarja Valdete Daka.

Në anën tjetër, i njëjti vendim u kritikua nga deputetë të partisë së Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e quajtën antikushtetuese.

Gjithashtu, në lidhje me këtë, edhe U.D e Presidentes, Vjosa Osmani i dërgoi një letër Dakës, në të cilën ndër të tjera shkruan se “vota s’mund të kushtëzohet me një telefonatë”.

Ndryshe, sipas këtij vendimi secili mërgimtar që nuk paraqitet në telefon, atëherë ai nuk do të ketë të drejtë që të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Votimi i këtij vendimi u përcoll live edhe nga mediat, ndërsa mund ta shihni momentin kur Kurteshi ngrit dorën duke aprovuar se është pro.

Ndiqeni në minutën 01:40

https://youtu.be/IDjQgOQ-ZOg

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT