Ish ministri i Ekonomisë dhe Ambientit nga radhët e AAK-së Blerim Kuçi dje ka dhënë dorëheqje. 

E pas kësaj figura të ndryshme të skenës politike kanë shprehur respektin dhe i janë falënderuar ish ministrit Kuçi për kontributin e tij.

Suhareka Express iu sjell disa prej tyre:

-Besnik Tahiri (zv.kryeministër):

Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqët e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare. 

Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend. 

Suksese Blerim!”

-Ardian Gjjni (Kryetar i Gjakovës):

Blerim Kuçi është një prej politikanëve që i ka marrur me seriozitetin maksimal të gjitha detyrat. Blerimi është një njeri i cili me shembullin e vet në mënyrë të përsëritur ka treguar se si interesi i vendit dhe dinjiteti kombëtar vendoset para interesit personal. 

Jam i lumtur që jemi miq dhe kolegë! Do të shihemi më shpesh në fushatë por edhe do i shohim projektet që i kemi nisur së bashku në Gjakovë e në gjithë Kosovën.

-Xhafer Gashi (Kryetar i Obiliqit):

Ish-ministri z.Blerim Kuçi, një bashkëpuntorë dhe person shumë i përgjegjshëm në detyrën e tij si ministër, nga sot ka vendosur që ta pushojë aktivitetin si ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, duke vazhduar përkushtimin e tij në teren në vijë politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për zgjedhjet parlamentare 2021.

Me këtë rast, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për bashkëpunimin e treguar gjatë kohës sa ai drejtonte MEA-në, në realizimin e projekteve të rëndësishme në fushën e mjedisit si dhe i dëshiroj suksese në rrugëtimin e tij politikë!

-Smajl Latifi (Kryetar i Rahovecit):

Një atdhetar i dëshmuar, politikan e sipërmarrës i suksesshëm, koleg e bashkëpunëtor i imi, një ndër ministrat më të mirë e të zotët që ka pasur Qeveria e Republikës së Kosovës, z.Blerim Kuçi, paska kërkuar lirimin e tij nga detyra, që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

Gjatë kohës sa Blerim Kuçi ishte ministër, sektorët e ekonomisë dhe të ambientit u karakterizuan nga një energji e re e punës e ballafaqime serioze të vetë ministrit Kuçi për të gjetur zgjidhje e për t’ju dhënë drejtim çështjeve e situatave të vështira, problemeve të shumta të grumbulluara me vite, por edhe Komuna e Rahovecit gjeti mbështetjen e tij të e plotë si dhe financimin e disa projekteve me rëndësi jetike për qytetarët tanë. 

Falë angazhimit, interesimit dhe vullnetit të tij të përhershëm si ministër, me miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2021, është përfshirë kodi i financimit edhe për ndërtimin e Sheshit Qendror të Rahovecit e që kap vlerën prej 5 milonë euro.

Ministri Kuçi sa herë që vizitoi Rahovecin, vinte me lajme të mira, ai dhe Ministria që drejtonte ka marrë përsipër financimin e trajtimit të projektit të shtratit të lumit nga Krusha e Madhe deri në Hoçë të Madhe në vlerë prej 1.3 milionë euro, poashtu mbështetje kemi marrë edhe për vitin 2021 për trajtimin e shtretërve të përrenjve të Rahovecit, poashtu investime në mirëmbajtjen e hapësirave të veçanta publike në komunën e Rahovecit.

Andaj, i bindur në vlerat njerëzore, morale e atdhetare që ka Blerimi, e falënderoj dhe i shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e gjatë, të sinqertë dhe të suksesshëm, i uroj suksese e punë të mbarë në vazhdimësi!

Faleminderit z.Blerim Kuçi!

-Prof.Dr.Zenun Elezaj( Kryetar i Klinës):

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, z. Blerim Kuçi, paska dhënë dorëheqje nga detyra.

Z. Kuçi, gjatë kësaj kohe sa ishte ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, ka treguar përformancë shumë të mirë në menaxhim dhe ka realizuar shumë projekte të rëndësishme.

Shfrytëzoj rastin ta falënderoj për bashkëpunimin korrekt, miqësor e shumë profesional dhe për mbështetjen e parezervë që i ka dhënë kërkesave tona për projekte vitale për qytetarët tanë, si për projektin për rritjen e kapacitetit të fabrikës së ujit në Klinë, projekte për trajtimin e ujërave të zeza e rregullimin e shtratit të lumit në Klinë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT