
Komuna e Suharekës dhe CARITAS-i Zviceran, sot kanë nënshkruar Marrëveshjen me bashkëfinancim për forcimin e aktorëve të tregut për promovimin e prodhimtarisë bujqësore, përpunimit dhe uljen e varfërisë.
Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj i ka falënderuar për besimin që ka kjo organizatë ndaj Komunës së Suharekës dhe se i ka garantuar se kjo marrëveshje do të zbatohet 100%, duke i ndihmuar fermerëve në prodhimtari dhe përpunim.
Po ashtu edhe nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka dhe drejtori i Bujqësisë z.Xhevxhet Gashi i kanë falënderuar për këtë marrëveshje shumë të rëndësishme në sektorin e bujqësisë.z.Gerhard Schaumberger, u ndje i kënaqur me prezantimin që kryetari Muharremaj dhe drejtori Gashi, i bënë veprimtarisë bujqësore në Komunën e Suharekës dhe së bashku me kryetarin Muharremaj e nënshkruan këtë marrëveshje për një bashkëpunim të ngushtë për t’i ndihmuar fermerët e komunës sonë.

