Lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të listës së Lëvizjes Vetëvendosjes.

Kjo u bë e ditur në konferencën për media të mbajtur nga Vjosa Osmani dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se me Vjosa Osmanin do të garojnë bashkë në një listë.

“Sapo kemi nënshkruar marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshje kjo për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion, për një shoqëri me shëndet, punësim e arsim pa diskriminim…”, tha ai.

Ai tha se më 16 janar do ta dorëzojnë listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Viti 2020 ka treguar se Kosova ka nevojë për kryeministër të ri dhe presidente të re. Ne e kemi presidenten që e ka kryer detyrën me përgjegjësi dhe dinjitet. E ka shprehur integritetin e institucionit dhe unitetin e popullit. Në këto zgjedhje që janë referendum duhet ta rilegjitimojmë këtë”, tha Kurti, duke shtuar se ka shumë punë të mëdha para por edhe fitore.

Më tej lideri i LVV-së ka konfirmuar se ai do të jetë kandidat për kryeministër, ndërsa Vjosa Osmani do të synojë postin e presidentes.

“Jemi të zellshëm e palodhshëm. Do të shërbejmë me përulësi për lirinë dhe barazinë e qytetarëve, për progresin dhe suksesin e shtetit”, u shpreh Kurti.

Ndërkaq, Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që ka arritur me Lëvizjen Vetëvendosje për të garuar së bashku në zgjedhje, përfaqëson vullnetin e qytetarëve.

Osmani para mediave ka thënë se do të garojnë se bashku për zgjedhje për të ndryshuar mendësinë e gabuar, me të cilën është udhëhequr vendi. Telegrafi

Në linkun e mëposhtëm mund ta gjeni konferencen e bërbashkët dhënë për media

https://www.facebook.com/watch/live/?v=2867220150224411&ref=external

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT