Ardian Shala, kryetar i degës sē LDK-së dhe knandidat për deputet nga LDK, përmes një postimi në facebook ka thënë se:
“Nëse VV pretendon që nesër do të marr pushtetin me 40 e ca deputetë të saj, si ka mundësi ta zgjedh edhe presidentin edhe kryeministrin nga i njëjti subjekt kur dihet që për presidentin duhen 80 vota.
Pra gjithsesi duhet koalicion me një subjekt tjetër për të arritur këto pretendime.
Atëherë, natyrshëm lind pyetja: cili subjekt do të hynte në koalicion pa marr ndonjërin nga postet kryesore?
Këtu, dikush po e mashtron popullin!”