- rritja e pensioneve për 30 euro, për të gjithë ata që pensionet i kanë nën 100 Euro
- 6.5 milion për të vetë punësuarit
- vazhdimi i shtesave në shëndetësi
- vazhdimi i shtesave në polici
- dyfishimi i asistencës sociale
Këto janë disa nga masat e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021 që do të fillojnë të zbatohen menjëherë.
Këtu mund të shihni programin e plotë:
PROGRAMI I RIMËKËMBJES EKONOMIKE 2021
- Aprovohen masat për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për vitin 2021, në vlerë prej dyqind e njëzet e dy milionë e katërqind mijë euro (222,400,000.00 €), me masat dhe shumat si në vijim:
1.1. MASA 1 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Ndërmarrësia, do të ndahen 6,500,000 € (gjashtë milionë e pesëqind mijë euro). Ndarja e mjeteve bëhet për vazhdimin e subvencionimit në emër të linjës së pagave për bizneset aktive dhe “Të vetëpunësuarit”, me kriteret që do te caktohen me vendim të veçantë të Qeverisë.
1.2. MASA 2 – Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, do të ndahen mjete në shumë 5,000,000 € (pesë milionë euro) për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21;
1.3. MASA 3 – Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të ndahen mjete në shumë
2,500,000 € (dy milionë e pesëqind mijë euro) për mbështetjen financiare për punësimin e të rinjve, përkrahjen e organizatave të shoqërisë civile, grupeve tjera jo formale, stimulimin e aktiviteteve kulturore, artistike, sportive dhe rivitalizimit të tyre;
1.4. MASA 4 – Në Zyrën e Kryeministrit, nën-programi Agjencia për Barazi Gjinore, do të ndahen mjetet në shumë 1,000,000 € (një milionë euro) për mbështetjen financiare për projektet dhe iniciativat që synojnë përmirësimin e pozitës së gruas në shoqëri dhe ekonomi;
1.5. MASA 5 – Në Ministrinë e Shëndetësisë, për mbështetjen e sektorit të shëndetësisë do të ndahen mjete në shumë 50,000,000 € (pesëdhjetë milionë euro) dhe atë si vijon:
- 1.5.1. Blerja e vaksinave anti COVID-19 në shumë 40,000,000 € (dyzetë milionë euro) dhe
- 1.5.2. Blerja e materialeve për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe aparaturave mjekësore në shumë 10,000,000 € (dhjetë milionë euro).
1.6. MASA 6 – Sigurimi i shtesës mbi pagë për sektorët që bartin barrën kryesore në menaxhimin e pandemisë, për punëtorët e këtyre sektorëve në terren dhe që janë të ekspozuar drejtpërsëdrejti rrezikut të infektimit me COVID-19 në punën e tyre (jo i gjithë stafi i këtyre institucioneve), do të ndahen mjete në shumë 11,000,000 € (njëmbëdhjetë milionë euro).
1.7. MASA 7 – Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në nën-programin Departamenti i Politikave Bujqësore, do të ndahen mjete në shumë 12,000,000 € (dymbëdhjetë milionë euro) sipas kritereve dhe procedurave të Programit për Pagesat Direkte për vitin 2021.
1.8. MASA 8 – Në Ministrinë Tregtisë dhe Industrisë, në nën-programin Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, do të ndahen mjete në shumë 9,000,000 € (nëntë milionë euro) dhe atë si vijon:
- 1.8.1. Subvencionimi i eksportit për prodhuesit vendor në shumë 5,000,000 € (pesë milionë euro);
- 1.8.2. Subvencionimi i stoqeve të qumështit dhe produkteve të qumështit në shumë 1,000,000 € (një milionë euro) dhe
- 1.8.3. Subvencionimi i sektorëve të prekur nga vendimet e Qeverisë për ndalimin e aktiviteteve (gastronomia, sallat e dasmave, sallat e sportit, qendrat rehabilituese dhe të ngjashme), në shumë 3,000,000 € (tre milionë euro).
1.9. MASA 9 – Mbështetje për komunat e Kosovës për menaxhimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, në shumë 7,900,000 € (shtatë milionë e nëntëqind mijë euro).
1.10. MASA 10 – Në Ministrinë e Financave, përkatësisht Thesar, lidhur me rritjen e mbulueshmërisë së kredive të reja dhe lehtësimin e qasjes në financa, do të ndahen mjete në shumë 44,500,000 € (dyzetë e katër milionë e pesëqind mijë euro), për Fondin Kosovar për Garanci të Kredive, dhe atë si vijon:
- 1.10.1. Rritja e kapitalit për Fondin Kosovar për Garanci Kreditore në shumë 40,000,000 € (dyzetë milionë euro) dhe
- 1.10.2. Mbulimi i kostos së tarifës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, në shumë 4,500,000 € (katër milionë e pesëqind mijë euro).
1.11. MASA 11 – Ndahen mjete në shumë 21,000,000 € (njëzet e një milionë euro) për Ndërmarrjet Publike financuar nga Kredia e Likuiditetit të Urgjencës së Infrastrukturës Vitale financuar nga BERZH, në momentin e pranimit të tyre. Këto mjete kanalizohen përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, nën-programit Njësia për Politika dhe Monitorim të NP-ve.
1.12. MASA 12 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Mjedisi, do të ndahen mjete në shumë 3,000,000 € (tre milionë euro) për realizimin e projektit “Për ambientin dhe gjelbërimin e tokës” me kod 18745.
1.13. MASA 13 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Ndërmarrësia, për mbështetje për ndërmarrësi, do të ndahen mjete në shumë 1,000,000 € (një milionë euro).
1.14. MASA 14 – Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, në nën-programin Ndërmarrësia do të ndahen mjete në shumë 16,000,000 € (gjashtëmbëdhjetë milionë euro), për subvencionim për tarifën e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë (BRE), në përputhje me nenin 15 të Ligjit Nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
1.15. MASA 15 – Në Ministrinë e Zhvillimi Rajonal, në nën-programin Administrata Qendrore do të ndahen shuma 1,000,000 € (një milion euro) për mbështetjen e programeve ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal që ndikojnë në zhvillimin e balancuar rajonal.
1.16. MASA 16 – Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në nën-programin Ndihmat Sociale me kod 00500, do të ndahen mjete në shumë 31,000,000 € dhe atë si vijon:
- 1.16.1. Mbështetje për skemat pensionale për individët që përfitojnë më pak se 100 euro në muaj në shumë 13,500,000 € (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë euro)
- 1.16.2. Mbështetje për skemat sociale në shumë 7,500,000 € (shtatë milionë e pesëqind
mijë euro) dhe
- 1.16.3. Mbështetje për personat që kanë humbur vendet e punës, si pasojë e pandemisë (COVID-19) në shumë 10,000,000 € (dhjetë milionë euro).
Hykmete N. Bajrami
Ministre në detyrë
Ministria e Financave
Qeveria e Republikës së Kosovës