Munishi flet per shkarkimin e tij nga FC Ballkani

Me 23 dhjetor 2020, Ismet Munishi, u shkarkua nga Ballkani.

Aventura e Munishit tek skuadra nga Suhareka ka zgjatur vetëm 18 muaj, por pa arritur ta sjellë trofe në Suharekë, shkruan Gazetasheshi.com

Shkarkimi i tij ishte përfolur shumë në mediat kosovare nga analistë dhe trajner të shumtë, por pa gjetur fajtorin kryesor.

Munishi pas një kohe të gjatë ka treguar arsyejen e shkarkimit të tij nga Ballkani.

“Shumë njerëz kanë investu me na prishë diçka që kemi kriju dhe për fat të keq presidenti është i papërvoj dhe më duket ka ra pre e këtyre fjalëve të njerëzve”, ka deklaruar fillimisht Munishi për “Insajderin”, duke vazhduar:

“Ka ra pre e njerëzve që janë zvarranikë, pakurizorë por i falet sepse nuk e njeh futbollin”, përfundoi Munishi./GazetaSheshi/