Dy ditë parë udhëhoqi mbledhjen në kryesinë e NISMA-s në Suharekë si kryetar i degës, sot kalon në PDK. Kështu ka njoftuar Enver Hoxhaj përmes Facebookut:
Sami Hajdaraj u rikthye në shtëpinë e tij politike. Nga sot, ushtari i orëve të para të UÇK-së dhe kryetari i degës së partisë NISMA në Suharekë i bashkohet ekipit të rimëkëmbjes. Pata kënaqësinë ta mirëpres në parti njërin prej aktivistëve të hershëm të PDK-së në këtë komunë, me të cilin tani na bashkon interesi për shtetin dhe nevoja për rimëkëmbjen e ekonomisë, shëndetësisë, sundimit të ligjit dhe dinjitetit të vendit tonë në botë. E falendërova për besimin që së bashku me një pjesë të bashkëpunëtorëve të afërt t’i bashkohet projektit tonë fitues dhe vizionit tim qeverisës si kryeministër i ardhshëm. Mirë se vjen Sami!