Arbër Shala i bashkohet Ballkanit në fazën përgatitore në Turqi

Klubi Futbollistik “Ballkani” ka zbarkuar prej ditësh në qytetin e Antalias në Turqi, derisa tashmë ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore.

Në dispozicion të kryetrajnerit Bledi Shkëmbi është vënë menjëherë edhe futbollisti Arbër Shala, i cili pritet të jetë transferimi i radhës i suharekasve, raporton Gazetasheshi.com.

Shala u nda ditë më parë me skuadrën e Renovës, ndërkohë që është bashkuar me ‘portokallinjtë’ menjëherë në fazën përgatitor në Antalia.


Mbrojtësi 29 vjeçar nga Rahoveci pritet të jetë përforcimi i dytë i Ballkanit në këtë afat kalimtar pas Diar Miftarajt.

Në të kaluarën Shala ishte pjesë e shumë skuadrave elitare në vend, derisa barti fanellën e Dritës, Gjilanit, Lirisë dhe Dukagjinit të Klinës.

Ai karrierë ka bërë edhe në kampionatin shqiptar të futbollit, pasi që luajti te Laçi dhe Kamza.

/Gazeta Sheshi/