Drejtoresha e Inspeksionit në komunën e Suharekës, ka njoftuar se dotë jetë ne garë për deputete dhe do të jetë në listën e NISMA-s.
Përmes një postimi në facebook, Jehona Rrafshi njofton:
“Të nderuar familjar,miq ,qytetar të Republikës së Kosovës
Ju njoftojë se kam marrë besimin e Kryetarit të Nismës Socialdemokrate z.Fatmir Limaj.
Sot zyrtarisht jam e nominuar si kandidate për deputete në zgjedhjet Parlamentare te 14 shkurtit të Republikës së Kosovës.
E propozuar nga Nisma Socialdemokrate Dega Therandë.
Synimi im kryesorë është që të jem zëri përfaqësues i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim e veçmas i nënave, grave dhe vajzave tona të cilat gjithmonë kan nevojë për mbështetje dhe përkrahje.
Bashkë me #KryeministrinFatmirLimaj.
Me respekt:
Jehona Rrafshi-Lumi”