Partia Demokratike e Kosovës në Therandë, uron të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë, të vitit shkollor 2020/2021.
Shpresojmë që Komuna e Therandës ka bërë përgatitjet e duhura sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, dhe kërkojmë nga nxënësit dhe stafi arsimorë që të respektojnë zbatimin e rregullave në shkollë për ruajtjen e shëndetit.
Urime, shëndet dhe suksese të gjithë nxënësve, prindërve dhe gjithë stafin arsimor!
PDK, Therandë.