Cfarë po ndodh me AAK-në në Suharekë?!

Ditë më parë këshilli i drejtues i AAK-së në Suharekë ka votuar për katër kandidatë të propozuar nga kjo parti;

Albena Reshitaj, Hamdi Bytyçi, Bexhet Kuqi dhe Fatos Berisha, mirëpo vet lideri i AAK z.Ramush Haradinaj përmes një postimi në facebook ka njoftuar se kandidatë për deputetë do të jenë edhe Albana Bytyçi dhe Mensur Selimaj. Ndërsa kryetari i degës së AAK-së në Suharekë ende nuk ka thënë asnjë fjalë për dy kandidatë shtesë, ish kryeministri i Kosovës .Ramush Haradinja ka sponzorizuar një postim në facebook ku thotë se:

Në listën e kandidatëve të Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit, janë edhe dy politikanë të rinj nga Suhareka. 

Juristja Albana Bytyqi është asambleiste e Aleancës në Kuvendin Komunal të Suharekës. Si një prej femrave më të votuara asambleiste në nivel vendi, ajo me guxim kandidon tani për nivelin më të lartë legjislativ në Kosovë. Përpos aktivitetit politik, ku shquhet për punë të palodhur ajo është edhe menaxhere e shkëlqyer në një kompani transporti. 

I ofrova mbështetjen time të plotë për kandidaturën dhe mendoj se Kuvendi i Kosovës do të jetë me fat të ketë një kuadër si Albana. 

Mensur Selimaj nga Greikoci i Suharekës është një prej të rinjve që u rrit në Aleancë. Aktivist i devotshëm ndër vite, ai u propozua për kandidim nga organizata rinore e partisë, propozim që unë e pranova me kënaqësi. 

Mensuri është ekonomist dhe sipërmarrës i ri. Besoj në suksesin e tij në këtë garë, ku ai sfidohet për herë të parë!

RH