Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Komunës së Suharekës, sot ka filluar mësimi i gjysmëvjetorit të dytë. Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, z. Remzi Bajselmani, thotë se në të gjitha shkollat janë bërë përgaditjet e duhura për fillimin e mësimit dhe janë marrë masat e caktuara sa i përket gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. Në ditën e parë të fillimit të procesit mësimor nën masat e caktuara, kryetari i Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj së bashku me drejtorin e Arsimit z. Remzi Bajselmani, kanë vizituar Gjimnazin “Jeta e Re”:
“Sot ka filluar procesi mësimor, natyrisht me masat e caktuara nga institucionet shëndetësore.
Stafin e mësimdhënësve në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suhareke, e kam uruar për punën dhe angazhimin.
Uroj që të kemi suksese të mëtejshme dhe urime të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve në Komunën e Suharekës.”, thotë kryetari Muharremaj
Nisin hetimet ndaj disa kompanive që dyshohen se rritën çmimin e vajit
Një vit pas panikut se në marketet e Kosovës nuk do të ketë vaj ushqimor dhe dyndjes së qytetarëve për të blerë në sasi të