KF Ballkani vazhdon të mbetet në ndjekje të një portieri për stinorin pranveror, shkruan Gazeta Olle.

Trajneri i ri, Bledi Shkëmbi nuk bindet vetëm nga Kenan Haxhihamza dhe po kërkon dikë tjetër për të mbrojtur portën e “Xhebrailave”.

Para disa ditësh tek klubi në formulë të huazimit erdhi portieri i ri nga Shkëndija, Bekim Redjepi.

Por, Redjepi nuk bindi dhe u kthye prapë në Tetovë.

Tani siç duket suharekasit kanë afruar një portier tjetër në provë, dhe e kanë marrë me vete në Antalya.

“Olle” ka kontaktuar me drejtuesit e skuadrës nga Suhareka, por ata kanë hezituar të tregojnë se kush është “gardiani i ri” që po merrë pjesë në stërvitjet e skuadrës.

Gjithçka që ka arritur të mësoj Gazeta Olle deri më tani është se portieri i ri i skuadrës vjen nga jashtë Kosovës dhe aktualisht është në prova tek Ballkani.

Informacioni do të përditësohet po sa të kemi diçka të re për t’iu treguar.Olle

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT