KPF ( Komitetit për Politikë dhe Financa) ka mbajtur takimin e parë për këtë vit me këtë rend dite:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt- Rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores, 01-nr-16-7790 për ndarjen e bursave për nxënës/e dhe studentë/e të komunës së Suharekës; Shqyrtimi i projekt-vendimit për ri- alokimin e mjeteve financiare: Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike Komunale në Duhel; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike Komunale në Gelancë; Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike Komunale në Shirokë dhe Informatë për aktivitet e KKSB-së;
Për të gjitha pikat u diskutua nga anëtarët e KPF-së dhe u dhanë sqarime, kurse më pastaj edhe u miratuan për të dal para anëtarëve të Kuvendit në takimin e radhës që do të mbahet të premten me 29.01.2021.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT