Armend Zemaj së bashku me Flamur Bytyçin kanë bërë homazhe pranë varrit të presidentit Rugova

Ministri Zemaj ka bërë homazhe pranë varrit të presidentit Rugova i shoqëruar nga Flamur Bytyçi dhe Doruntinë Maloku.

Zemaj ka thënë se

Ne, jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.

Ministri Zemaj përmes profilit të tij në Facebook shkruan:

“Bashkë me miqtë e mi, Doruntinën dhe Flamurin, fëmijët e dy prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Presidentit Rugova, Enver Malokut e Ukë Bytyqit, bëmë homazhe në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Presidentit tonë historik.

Ne, jemi krenarë që u takojmë familjeve që dhanë gjithçka në luftën tonë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran.

Dr. Ibrahim Rugova është udhërrëfimi jonë i vetëm, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës është shtëpia jonë politike.

Lavdi jetës dhe veprës së Presidentit Rugova!”