Dyfishohet ndihma për asistencë sociale, rriten pensionet…

Qeveria e Kosovës sot 21.01.2021) ka miratuar vendime të rëndësishme në kuadër të Programit për rimëkëmbje për vitin 2021.

Ministri në detyrë i Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se përfitues të këtij vendimi janë edhe pensionistët dhe ata në asistencë sociale.

Sipas tij nga marsi, do të ketë rritje për të pensioneve në vlerë prej 30 eurosh për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

Ky është njoftimi i tij:

Të nderuar qytetarë, pensionistë, përfitues të asistencës sociale

Sapo miratuam vendimin për dyfishimin e asistencës sociale për të gjithë përfituesit e asiatencës sociale për muajt janar, shkurt dhe mars.

Gjithashtu për muajt janar, shkurt dhe mars kemi marrë vendimin për rritjen e të gjitha pensioneve në vlerë prej 30 euro për secilin përfitues të skemave pensionale dhe beneficioneve të cilët përfitojnë shumën deri në 100 euro.

Kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë nuk do i lihen mëshirës, por me përkushtim dhe angazhim do të punoj pareshtur për të përmbushur obligimin tonë në shërbim të qytetarëve.