• 20/06/2021
Digiqole ad

Habitet Behxhet Pacolli, ja cfarë i ndodh me ata që i ndihmoj me para

 Habitet Behxhet Pacolli, ja cfarë i ndodh me ata që i ndihmoj me para

Kryetari i AKR-së, biznismenj multimilioner z.Behxhet Pacolli është shprehur i indinjuar me disa përsona, të cilët shfrytëzojnë rrjetet sociale për ta sharë dhe fyer atë.

Ai përmes një postimi në facebook thotë:

Rrjetet sociale janë në funksion të këmbimit të mendimeve, shpalosje idesh, bashkëbisedim dhe KRITIKA TE ARTIKULUARA që na lëvizin përpara. Ka njerëz që shfrytëzojnë anonimitetin dhe degradojnë në gjuhën fyese, e cila përveç derdhjes së frustrimit, nuk shërben për asgjë tjetër.
Në platformat e mia mediatike , ka një shumicë dërmuese që me mirësjellje shpalosë edhe lëvdatën edhe kritikën, por ka edhe të tillë që në mënyrë perverze keqpërdorin platformën që ua kam mundësuar duke perdorur gjuhën e urrejtjës e përcjellur me shpifje, fyerje e sharje të llojllojshme.
Kêtë fenomen të shëmtuar të ofendimit nga anonimiteti e kanë shndërruar në politikën e tyre kryesore dhe bëjnë luftë me rivalët e tyre.
Duke shfletuar se cilët janë këta shpirtra të mbushur me urrejtje, gjeta se adresa është kryesisht e njëjtë.
E njëjta fabrikë parapolitike!

Vetem sot 5 komentues që më fyen, ishin anëtarë të ngushtë të familjeve të cilëve u ndihmoja me shumë para në trajtim jashtë vendit me bursa dhe ndihma të tjera.
Pra, pa vonesë, erdhi “mirënjohja”.

Digiqole ad

Të ngjashme