Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka prezantuar programin qeverisës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hoti ka thënë janë ndarë shtylla kryesore të programit, që janë sundimi i ligjit dhe integrimet euroatlantike, mirëqenia e qytetarëve, sundimi i ligjit, dhe çështje të tjera të ndërlidhura me interesin publik.

Hoti ka thënë se pjesë e programit qeverisës të tij janë investimet miliardëshe për shtatë vjetët e ardhshme në Kosovë.

Ai thotë se do të rritet edhe paga minimale në 300 euro.

“Tek investimet publike kemi plan të madh që shkon deri në gjashtë miliard euro, për shtatë vitet e ardhshme, dhe pjesë e këtyre investimeve është edhe plani i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, me 700 milionë euro për vetëm për Kosovën, ky hyjnë, projektet në infrastrukturë, në autostrada, në hekurudha, në qasje në internet, ngrohje qendrore në qytetet e ndryshme të Kosovës, dhe në fushën e energjisë. Do të rishikojmë skemat sociale dhe pensionale në tërësi për t’i bërë ato skema të qëndrueshme. Do të rrisim pagën minimale në 300 euro dhe do të heqim civilizimin e pagës minimale pas moshës që ekziston. Për pensionistët kontribut dhënës do të heqim këto 15 vite, që është minimumi i përvojës së punës për të përfituar pensionin kontribut dhënës. Nga viti 2023 nuk do të ketë pensione që do të jetë me e ulët se paga minimale në vend”, ka thënë Hoti.

Ai tha se në programin e tij përfshihet edhe pavarësimi i institucioneve të drejtësisë, duke përfshirë edhe procesin e vetingut.

“Shtyllë tjetër e programit tonë është shteti ligjor. Në këtë drejtim, parimet tona janë të qarta tek shteti ligjor, sigurimi i plotë i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, jo vetëm në letër por me veprime konkrete, duke mbajtur vetën gjithmonë të distancuar nga çfarëdo interferimi në vendimet që marrin organet e drejtësisë… e dyta është vetingu i institucioneve të drejtësisë.. praktikisht do të jetë ndërtimi i një sistemi vet funksionues dhe vet rregullues i institucioneve të drejtësisë.. do të fokusohemi në ndërtimin e një kornize të qartë ligjore rregullat ivë për të rritur përformancen e institucioneve të drejtësisë, për tu siguruar që lëndët të mos zgjasin, pa ndërhyrë asnjëherë”, ka thënë Hoti.

Ndërsa në shëndetësi, Hoti ka thënë se prioritet do ta kenë vaksinimin kundër Covid-19, por edhe sigurimin e barnave esenciale pa pagesë, ndërsa shtoi se nga viti i ardhshëm qytetarët do të behën me sigurime shëndetësore

“Prioriteti jonë në shëndetësi është vaksinimi antiCovid, për të cilin i kemi marrë hapat e parë, kontraktimin e vaksinës.. janë përmbyllur këto marrëveshje dhe shpresoj që në javën e parë të shkurtit ne të fillojmë me shpërndarjen e vaksinës, krahas vendeve të BE-së, bazuar në listën prioritare, në strategjinë e imunizimit që tanimë e kemi me ekspertët tanë. E dyta, do të koncentrohemi në sigurimin e barnave esenciale pa pagesë, për gjithë ata që kanë nevojë, të sëmurë kronik, por edhe grupet tjera të qytetarëve. E treta në këtë fushë që do të bëjë, janë sigurimet shëndetësore, të cilat ka qenë e pa mundur të zbatohen menjëherë për shkak të ngarkesës, dhe ky sistem i ri i sigurimeve shëndetësore, neve na mundëson që nga viti i ardhshëm njerëzit të përfitojnë gjitha shërbimet shëndetësore me kosto të përballueshme, në bazë të premtimeve shëndetësore”, ka thënë Hoti.

Ndërsa në arsim, ai ka thënë se në planprogramin qeverisës të kësaj partie, fokus i është dhënë pjesëmarrjes në edukimin parashkollor, por edhe krijimin e standardeve për të kufizuar numrin e nxënësve në klasa, si dhe në disa prej komunave do të bëhet arsim tërë ditor.

“E treta tek fusha e arsimit, do të shkojmë nga arsimi tërë ditor, në disa prej komunave ne shumë shpejt mund të eksperimentojmë me arsimin tërë ditor. Në arsimin e mesëm do të shkojmë nga arsimi profesional siç quhet Dual, ku nxënësit, një pjesë të kohës kalojnë në shkolla dhe pjesën tjetër kalojnë në ekonomi private ose institucione publike. Në arsimin para universitar, do të investojmë shumë në siguri në shkolla.. dhe kjo nënkupton një qasje të integruar në komunitet të shkollës, duke integruar edhe organet e rendit, por në veçanti komunitetin ku është e vendosur shkolla, këshilli i prindërve, këshilli i arsimtarëve, komunikimi me nxënësit por edhe krijimi i ambientit fizik për siguri në shkolla. Në arsimin e lartë do të fokusohemi në cilësi në veçanti, por edhe në pajisje të arsimit të lartë me mjete të nevojshme pedagogjike”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se shtylla e tretë e këtij programi është zhvillimi dhe mirëqenia e qytetarëve, ku ka qasje gjithëpërfshirëse të zhvillimit ekonomik, që integron të gjithë sektorët.

Hoti: Do të investohet edhe në zhvillim ekonomik

“Të pjesa e zhvillimit ekonomik kryesore është qasja në financa. Do të përmirësojmë qasjen në financa edhe për bizneset edhe për qytetarët. E para është rritja e fondit për garantim të kredive, e kemi bërë vitin e kaluar, do të bëhet edhe tash. E dyta subvencionimi i normave të interesit, një politik që ka kohë që jemi duke e zhvilluar.. do të rrisim garantët për biznes në gjithë sektorët pa përjashtim.. Zvogëlimi i licencave. Ne tani më kemi studimin e gatshëm për të zvogëluar këto licenca në minimum dhe për të zvogëluar edhe inspektoratet e ndryshme dhe gjitha këto të i integrojmë në një institucion të vetëm, brenda zyrës së kryeministrit.. Një fushë tjetër me interes është fiskalizimi digjital.. atë që jemi duke bërë dhe do ta finalizojmë së shpejti është zhvillimi i softuerëve të caktuar që do të licencohen për të iu ofruar bizneset”, ka thëne Hoti

Ai ka thënë se procesi i privatizimit është diskutuar që një kohë të gjatë, ndërsa në programin e tij, këtij procesi do t’i vijë fundi me një ankand të vetëm.

“Ne jemi të gatshëm që procesin e privatizimit ta përmbyllim me një valë të vetme, me një ankand publik, ku do t’i listojmë të gjitha asetet që janë në listë të AKP-së, me një ankand të vetëm përmbyllet procesi i privatizimit dhe AKP-ja transformohet në një zyrë brenda Qeverisë, që menaxhon me kontratat në vijim”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se edhe në sektorin publik do të vendosën indikatorë të performancës të secilës prej ndërmarrjeve publike, kurse edhe për OJQ-të, Odat Ekonomike dhe shoqatat e ndryshme, tha se kanë paraparë ndihmesa gjatë qeverisjes 4 vjeçare të LDK-së.

Ai ka thënë se përfitime të mëdha nga programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të kenë edhe bujqit e Kosovës, ku pjesë e programit do të jenë edhe sigurimet e bujqësisë.

Hoti ka thënë do t’i kushtohet rëndësi edhe personave me nevoja të veçanta ku do të përmbyllet procesi i licensimit të shoqatave qe ofrojnë shërbime për këto grupe, dhe do të kontraktohen me kontrata afatgjate së paku tre vjeçare, ku do të financohen në baza të rregullta.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT