Gani Dreshaj, Shqipe Kastrati dhe Rrahim Ajeti janë kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin dhe që janë zëvendësuar nga partia e tyre, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këtë ka konfirmuar zyrtari për media i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Sot janë zëvendësuar emrat e kandidatëve për deputetë” tha shkurtimisht Xhemaili.

“Kandidati me numër rendor 20, Gani Dreshaj, zëvendësohet me kandidatin Bashkim Kaliqanaj. Kandidatja me numër rendor 70, Shqipe Kastrati, zëvendësohet me kandidaten Albana Kastrati. Kandidati me numër rendor 74, Rrahim Ajeti, zëvendësohet me kandidaten Amire Ajeti”.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT