Një qytetare ka bërë të ditur se mësuesit sot kanë shtyrë një veturë me forcat e tyre në rrugën për në fshatin Grejqevc të Suharekës, shkruan Gazeta Metro.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, sot ka publikuar disa fotografi të borë pastruesve dhe ka thënë ekipet e komunës janë në terren.
“Ekipet tona janë në teren në fshatrat malore të Komunës së Suharekës dhe po veprohet në pastrimin e rrugëve nga bora. Poashtu jemi angazhuar edhe në zonat ku mendohet që mund të ketë vërshime. Gatishmëria jonë që të jemi afër qytetarëve në teren, është gjithmonë prezente”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.
Në këtë postim të kryetari Muharremaj, është një qytetare që ka komentuar dhe ka publikuar një fotografi.
“A jeni kan me kqyr rrugën për Grejqevc e bllokuar është tu e shty kerrin vet mësuesit me forca të veta”, ka komentuar kjo qytetare, derisa ka shpërndarë edhe fotografinë ku shihen duke e shtyrë veturën.
Më poshtë keni komentet e saj dhe fotografinë ku shihet duke e shtyrë veturën.