Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 46 aktakuza kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 9 persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë bërë 7 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 9 personave të dyshuar, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dy personave dhe dy kërkesa për sekuestrimin e përkohshëm të sendeve.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë një kërkesë për letër rreshtim vendor dhe ndërkombëtar kundër një personi, me dyshimin se ka kryer disa vepra penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona të dyshuar, ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy persona, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për dy persona, dy kërkesa për ekzaminim psikiatrik për persona, si dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Pejë, ka ndaluar gjashtë persona, ka bërë dy kërkesa për paraburgim ndaj katër personave, dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm dhe ka ngritur nëntë aktakuza kundër dhjetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një person për 48 orë, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, në Prishtinë, ndaj një personi dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.