Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se Haris Kelmendi, pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë, është arrestuar mbrëmë për herë të dytë, nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Gazeta Sinjali ju sjellë detaje dhe pamje ekskluzive për rastin e keqtrajtimit të një 18 vjeçari nga Haris Kelmendi në vitin 2018, vepër kjo për të cilën i njëjti u arrestua mbrëmë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se pasi një 18 vjeçar (emër i njohur për redaksinë) ishte ndaluar nga Policia për kundërvajtje në trafik, i njëjti u keqtrajtua nga Haris Kelmendi në stacionin policor nën prezencën e kolegëve të tij.

Përkundër denoncimit në IPK, Drejtorinë për Standarde Profesionale dhe në Stacion Policor, viktima nuk ia doli ta “dëshmojë” keqtrajtimin e policit, Haris Kelmendi.

Pas torturës që përjetoi viktima, iu drejtua IPK-së, duke provuar që ta bindë këtë institucion që  zyrtari policor të ndiqet penalisht. Mirëpo në një afat të shpejtë, u refuzoi ankesën e viktimës, duke konsideruar se nuk kishte prova që Haris Kelmendi e kishte keqtrajtuar të njëjtin, rrjedhimisht nuk kishte elemente të veprës penale.

IPK e kishte referuar rastin në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, mirëpo edhe ky institucion nuk e aprovoi ankesën e viktimës, me arsyetimin se zyrtari policor nuk kishte vepruar në kundërshtim me detyrën e tij.

Drejtoria e Standardeve Profesionale pas refuzimit të ankesës së viktimës, rastin e kishte përcjellur në Stacionin Policor, ku edhe stacioni e kishte refuzuar ankesën, me arsyetimin se nuk ka pasur shkelje nga zyrtari policor.https://central-beta.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Mirëpo, rreth dy vjet më pas, krimi i zyrtarit policor Haris Kelmendi, u provua nga vetë telefoni i tij, i cili ishte përdorur për të dërguar videon tek një person tjetër ( emër i njohur për redaksinë), të cilit, Njësiti Antidrogë ia kishte sekuestruar telefonin në një rast të drogës dhe e kishte dërguar për ekzaminim.

Ajo çfarë e bën edhe më skandal këtë krim është se video-incizimi i keqtrajtimit ishte shpërndarë nga vetë Haris Kelmendi te dhjetëra zyrtarë policorë, në mesin e tyre një rreshter dhe një toger, mirëpo asnjëri nga këta, asnjëherë, nuk kishte reaguar e as denoncuar krimin e kolegëve të tij.

Krimi i Haris Kelmendit jo vetëm që nuk u parandalua, por viktima u shndërrua në objekt talljeje dhe argëtimi edhe për zyrtarët tjerë policorë që e filmuan goditjen.

“Ndreçu mirë, ço krytë”, janë fjalët e Kelmendi ku e urdhëron 18-vjeçarin në fjalë, derisa e incizon momentin. 

Më poshtë gjeni pamjet ekskluzive të dërguara në redaksinë e Sinjalit nga një koleg i Haris Kelmendit:

https://fb.watch/3kBmmIt-ox/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT