Kandidatit të AAK-së nga Suhareka i ndërrojnë numrin garues për shkak të mos çertifikimit të disa kandidatëve.
Mensur Selimaj njofton se i është ndërruar numri garues, dhe tani garon me numër 46.
Njoftimi i plotë nga Mensur Selimaj:
Të nderuar qytetarë, struktura dhe miq të mi, ju njoftoj se Komisioni qendror i zgjedhjeve ka çertifikuar listat zgjedhore dhe si rrjedhojë e kësaj ka ndryshuar dhe numri im me të cilin garoj në këto zgjedhje, tani nr im në listën zgjedhore të AAK-së do të jetë 46, për shkak të mos certifikimit të disa kandidatëve dhe kuotës gjinore është dashur të ndryshohen disa numra në kuadër të listës sonë.
Ndaj kërkoj mirkuptimin tuaj, dhe njëkohësisht mbështetjen tuaj për numrin 46.
Sinqerisht dhe miqësisht unë Mensur Selimaj!