Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit 2020.
Pas tërheqjes së shortit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do ta ketë numrin 127 në fletëvotim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta ketë numrin 132, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ta ketë numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta mbajë numrin 135, Nisma Socialdemokrate do ta ketë numrin 121, dhe Lista Serbe 119.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka u shpreh se KQZ është e përkushtuar që të siguroj një proces zgjedhor mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve.
“Mes sfidave të shumta KQZ është duke u përkushtuar maksimalisht në përmbushjen e detyrave që dalin nga Kushtetua dhe Ligji për Zgjedhjet. Dua ti garantoj të gjithë se se KQZ mbetet e përkushtuar në organizimin e zgjedhjeve sipas Kushtetutes dhe ligjeve në fuqi”, tha Daka.
Ajo shtoi se subjektet politike kanë përgjegjësi për mbarëvajtjn e procesit zgjedhor dhe u bëri thirrje që të respektojnë ligjin. /Telegrafi/