Sot në palestrën 13 qeshori në Suharekë fillojnë përballjet e para të Final 8 në kuadër të kupës së kosovës në basketboll.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Suharekë nga data 3 deri më 7 Shkurt.
Sfida e parë do të zhvillohet mes Istogut dhe RC Cola Drita.
Rahoveci- Trepça është ndeshja që po pritet me interes më të madhë, me të dy skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjës Golden Eagle Ylli – Bashkimi.
Therandasit janë e vetmja skuader që në stinorin pranveror nuk ka pasur asnjë humbje në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, derisa numri maksimal I të pranishmëve në palestër do të jetë 50 duke përfshirë këtu lojtarët, trajnerët, gjyqtarët, zyrtarët e ndeshjes dhe zyrtarët e FBK-së.
Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me klubin organizator Golden Eagle Ylli ,do të bëjë çmos që këto rregulla të respektohën dhe të mos ketë probleme.
Statistikat “ Live” mund t’i ndiqni në faqen zyrtare të FBK-së, derisa raportet, fotografitë, dhe intervistat pas ndeshjes në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të FBK-së
Orari
E mërkurë
13:00 Istogu – Rc Cola Drita
16:00 Grupi B: Rahoveci – Trepça
18:30 Hapja solemne
19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli – Bashkim.