Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar sloganin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
“Voto për Kuvendin e Kosovës”, do të jetë slogani i KQZ-së për këto zgjedhje.
Anëtarët e KQZ-së u pajtuan edhe për dizajnin e fletëvotimit.