Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se nga sonte Suhareka ka masa shtesë për mbrojtjen nga pandemia COVID -19, si rezultat i numrit të madh të të infektuarve.
“Sapo jam njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, për vendimin e Ministrit Armend Zemaj për masat e reja, ku ndalohet edhe lëvizja e qytetarëve nga ora 21:30 deri ora 05:00, me përjashtim të rasteve të veçanta”, ka bërë të ditur i pari i komunës në një postim në rrjetin e tij social Facebook.
Tutje, Muharremaj apelon për kujdes dhe respektim të masave të caktuara nga institucionet shëndetësore.
Postimi i plotë:
Suhareka nga sonte ka masa shtesë për mbrojtjen nga pandemia COVID -19, si rezultat i numrit të madh të të infektuarve.
Sapo jam njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë, për vendimin e Ministrit Armend Zemaj për masat e reja, ku ndalohet edhe lëvizja e qytetarëve nga ora 21:30 deri ora 05:00, me përjashtim të rasteve të veçanta.
Ne kemi bërë thirrje shumë herë për kujdesin dhe respektimin e masave, për mbrojtjen nga ku rreziku mirëpo duket se në përgjithësi jemi fajtor të gjithë.
Andaj ju lus që ta keni kujdesin e duhur dhe të respektoni masat e caktuara nga institucionet shëndetësore.
Ne me të gjitha kapacitetet tona jemi në gadishmëri dhe do të veprohet në përputhje me situatën e krijuar dhe në zbatim të ligjit.