Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se partia e tij do të ruaj votat që ka pasur duke shkuar nga 180 mijë deri 200 mijë vota.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nuk mund të parashikojë sa deputetë mund të fitoj LDK-ja pasi sipas tij mandatet do të varen nga shumë faktorë.“
“LDK do të ruaj votat ku ka qenë 180-200 mijë vota. Por është e pamundur të kalkulojmë sa mandate marrim pasi nuk e dimë sa vota vijnë nga diaspora”, tha i në “Debat Plus”.
Gashi ka thënë se votat 100 mijë votat e diasporës mund të ndryshojnë 12% të mostrës së përgjithshme të zgjedhjeve.
“Është e pamundur të bëjmë një parashikim pasi këto 12% e luajnë rezultatin për 15 deputetë”, deklaroi Arben Gashi.