Në një postim të bërë në rrjetin Facebook , Driton Selmanaj tha se Suhareka frymon me LDK-në.
Më tutje shtoi se Suhareka e dha verdiktin e saj nëpërmjet mesazheve të përquara nga secili qytetar që takuam të cilët u shprehën duke thënë se “ jemi me ju, për Republiken tonë”.
“Me 14 shkurt, qytetarët do të votojnë për shtet të së drejtës, për shtet të zhvilluar ne aspektin ekonomik dhe politik. Qytetarët do të votojnë për shtetin e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Kryeministri Avdullah Hoti” shkruante në postimin e Driton Selmanaj.