Polici Haris Kelmendi kishte ushtruar dhunë mbi 18 vjeçarin Leotrim Rama, brenda stacionit policorë.
Krejt kjo kishte ngjarë tri vite më parë.
E menjëherë pas shpërndarjes së saj në rrjete sociale u morën edhe masa nga organet e drejtësisë.
I pandehuri Kelmendi u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për 48 orë.
E posa plotësoi këtë dënim prokurori Eset Rama e liroi H.K me arsyen se ky i fundit u tregua i sinqertë gjatë deklaratave të përshkrimit të rastit.
Mirëpo lënda nuk u mbyll me kaq pasi që Këshilli Prokurorial vendosi ta suspendojë Ramën si ndëshkim për vendimin e dhënë.
KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar
E pas suspendimit të prokurorit Rama, prokuroria mori vendim ta kthejë policin H.K sërish në paraburgim.
Edhe këtë herë polici nuk qëndroi gjatë.
Kjo pasi që avokati i Haris Kelmendit dërgoi lëndën në Gjykatë të Apelit.
Arbër Jashari, zëdhënës i Gjykatës së Apelit bëri të ditur për T7 se polici që ka kryer aktin e dhunshëm mbi Leotrim Ramën u lirua nga paraburgimi.
Të pandehurit Haris Kelmendit i është ndërprerë masa e paraburgimit të premten dhe e njëjta i është zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I pandehuri nuk guxon të largohet nga lokalet ku ai e ka vendbanimin ose vendqëndrimin pa lejen e gjykatës, në të kundërtën në çdo kohë mund t’i shqiptohet masa e paraburgimit.