Koridori shkollës “ Abdyl Rama” në Shirokë ishte mbushur nga simpatizant të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët po prisnin të parin e kësaj partie njëherësh edhe kandidat për Kryeminstër të Kosovës, Z. Enver Hoxhaj ta prezantonte platformën zgjedhore.
Me të hyrë në ambientin shkollor të pranishmit treguan përkrahje madhështore ndaj të parit të partisë.
Nga aty ai u zotua për Rimëkëmbje ekonomike pas goditjes nga pandemia, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e cilësisë në arsim.
Hoxhaj kërkoi mbështetje nga bashkëvendasit e tij në udhën e tij drejt një vendi më të mirë.